Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i shpallur fajtor për përfshirjen në vrasjen e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë.
Nga ana tjetër vëllai i tij Erlis Duka shpallet i pafajshëm, kurse Fatmir Hyseni, në arrati dënohet me 25 vite burg.
