“Berisha agresor i kombit shqiptar”, Çupi: Fitore shumë e madhe që PD po zvogëlohet

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë në Edicionin Qëndror në ABC News, protestën e thirrur këtë të shtunë nga Sali Berisha në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Çupi tha se Berisha është agresor i kombit shqiptar, ndërsa e konsideroi një lajm të mirë, faktin që sipas tij PD po zvogëlohet.

“Berisha është një agresor ndaj paqes dhe stabilitetit të vendit. Mban flamur në kohën kur nuk mban dot snajper, është një demagog që fshihet pas brohorimave të disa njerëzve me inteligjencë të ulët. Berisha është agresor i kombit shqiptar. Agreson me trafiqe, me mafie, me vrasje në Bulevard. Po shohim një karikaturë të agresorit. Ka ardhur deri në pikën që thërret aq pak njerëz, që për mendimin tim është fitore shumë e madhe që PD po zvogëlohet, dmth e keqja po copëtohet.” – u shpreh Çupi, ndwrsa komentoi deklaratwn e tij se opozita është nw kilometrin e saj tw fundit.

“Berisha ka shumë të drejtë me veten e tij se ai ka nevojë që të mbajë njerëzit në boulevard, rreth vetes. Berisha e di shumë mirë që nuk ka asnjë ndryshim politik në Shqipëri për shkak të protestave të tij, e di shumë mirë se Shqipëria është në stadin e tij më të mirë. Është një vend ku maxhoranca edhe pse në hapin e katërt të saj fiton pikë. Parrula i duhet për të mbajtur njerëzit, njerëzit i duhen si armë prej mishi me të cilët ruhet Berisha, nga ligjet, krimet që ka kryer nga gjithë epoka e zezë e tij. Ai do ti mbajë gjithë kohës kështu me qëllim që të sigurojë barrier mishtore”, – shtoi Çupi.

“Aktet e dhunës në botën perëndimore, jo vetëm nuk sjellin në pushtet por i cojnë në ferr njerëzit që ushtrojnë dhunë. Berisha është një i ardhur nga ferri, sot është rrugëve për shkak të dhunës që ka ushtruar. Dhuna që ushtron Berisha, e bën për të ndezur herë pas herë gjakrat e atyre që mban pranë, janë njerëz me interesa. Dhuna e tij e ka rrëzuar Berishën nga pushteti. Për fatin e keq të shqiptarëve, dhuna e tij nuk është regjistruar në gjykata në prokurori, në drejtësi. Pritet që drejtësia të clirohet prej jehonës së dhunës së tij me qëllim që të nisë procedurat, për masa të merituara nga ligji,” vijoi më tej Cupi ndërsa theksoi se Berisha është i betuar kundër drejtësisë.



Skip to toolbar