Kryeministri Edi Rama tha në parlamentin izraelit se Shqipëria është i vendi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar. Ai foli edhe për Bordin e Paqes ku tha se vendi ynë do të punojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës.
“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vij këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.
