Analisti Arben Meçe tha se Shqipëria u zgjodh për Bordin e Paqes për shkak të pozicionit të saj fetar dhe harmonisë ndërfetare. Sipas tij, kryeministri Edi Rama u vlerësua si figurë negociatore, gjë që u reflektua edhe në fjalimin e tij në parlamentin izraelit, të cilin Meçe e cilësoi brilant dhe në shërbim të paqes.
Ai shtoi se marrëveshja pritet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur për opozitën, Meçe tha se Sali Berisha kërkon përplasje politike, për të fituar dhe se takimi i nesërm i Berishës është i organizuar nga grup grek.
“Një nga arsyet që Shqipëria u zgjodh për Bordin e Paqes ka qenë pozicioni fetar në Shqipëri. Jo rastësisht ka qenë Rama; shumë analistë e kanë analizuar si një person negociator në proces. Rama në parlamentin izraelit kapi edhe islamofobinë dhe qëndrimi i tij ishte në pozicion të përgatitur për negociator. Rama nga tribuna e Izraelit dha mesazhe edhe për përfaqësimin e palës tjetër. Ai kapi komplet linjën islamike dhe izraelite. Ndenji me Ivankën këtu dhe do të shkojë në takim me Trump, sepse do të nënshkruhet. Do të nënshkruhet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë. Ose do të ishte në Davos, ose në Shtëpinë e Bardhë. Fjalimi në parlament ishte brilant për paqen.
