Protesta e Berishës, Koçiu në Kuvend: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike

Më të fundit


Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend sa i takon protestës kombëtare të thirrur nga Sali Berisha më 24 janar, që u shoqërua me tensione të forta.

Ajo e theksoi se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë, por është përballur me dhunë.

“Dua të them dy fjalë edhe për atë që është temë dite, me protestën që u zhvillua të shtunën dhe rolin e Policisë. Një diskutim u bë këtu duke përbaltur punonjësit e Policisë dhe kam detyrim moral e politik të sqaroj se Policia e kreu detyrën më së miri dhe me përpikmëri. Nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, u përball me dhunë! U sulmuan me lëndë piroteknike, në zemër të kryeqytetit dhe si pasojë u lënduan 11 punonjës policie.

Polciia e Shteitt ka vepruar në përmbajtje të plotë të rregullave, ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, kur rreziku ndaj tyre u bë evident, u ndërmorrën masa për shpërndarjen e turmës.

Akuzat se policia ka përdorur forcë të tepruar, janë të pavërteta dhe të pabazuara! Dua të theksoj edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme, e drejta për protestë është e pacenueshme, por dhuna nuk është e drejtë politike“, deklaroi ministrja. Iu përgjigj edhe takon akuzave të opozitë sse një i mitur është dhunuar nga forcat e policisë dhe është marrë zvarrë në komisariat.

“I mituri është konstatuar duke gjuajtur me sende të forta, për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturin, ai është marrë për verifikim, siç e parashikon ligji. Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, nuk është trajtuar në mënyrë çnjerëzore, ka qëndruar në një ambient të posaçëm dhe të përshtatshëm në përputhje me srandardet e garancisë ligjore për mbrojtjen e të miturve. Me paraqitjen e përfaqësuesve ligjorë, është lënë i lirë.

Askush nuk duhet t’i përdorë fëmijët si mburojë politike, për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhe përdor dhunë, duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike patjetër”, sqaroi ministrja.



Skip to toolbar