Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael nga ana diplomatike, ishte një vizitë shumë delikate.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi, nënvizoi se Rama ka treguar se është lider politik që bën zgjedhje të forta, ndërsa shtoi se në fjalimin e tij në Knesset, priste t’i kushtohej më tepër rëndësi asaj se çfarë po ndodh në Palestinë.
“Nga ana diplomatike ka qenë një vizitë shumë delikate. Jemi fiks si tek Bordi i Paqes kur Rama e firmosi, por nuk shkoi. Rama kërcen, një balet diplomati që është gjithmonë në zgrip. Të jesh një vendi të vogël e ka luksin të ketë një lëvizje më të madhe. Rama ka marrë lirinë, të një lideri politik që bën zgjedhje të forta, thotë ato që të tjerët nuk u thonë dhe që nuk ia marrin për ters.Vizitën në Izrael e shoh si “krijon levat e influencës tek administrata amerikane, por problemi është që kur shkon t’i japësh dorën një qeverie që gjysma është për arrestim dhe ka ndodh ajo që ka ndodh në Palestinë, por Rama është njeriu i këtyre sfidave. Por Rama në fjalimin e tij duhet të kishte thënë diçka më shumë. Unë do prisja nga kryeministri i vendit tim të kishte diçka më shumë”, tha Minxhozi.
