Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energjinë që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese.
Përfshirja e mjekëve dhe infermierëve të rinj vjen si një eksperiencë praktike që u krijon atyre kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e pacientëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se profesionistët e rinj të Spitalit Universitar të Traumës janë dr. Anri Gongo, dr. Emiljana Toslluku, dr. Fjoralba Lapi, dr. Argjend Kosiqi dhe dr. Darjo Horjeti.
Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se një brez i ri mjekësh i është bashkuar ekipit të Spitalit Universitar të Traumës
