Reformat, PD tallet me shumicën/ Berisha dhe Boçi, batuta me Taulant Ballën

AKTUALITET


Bojkot apo jo bojkot? Pa mbushur 24 orë nga vendimi i grupit të PD për tu rikthyer në komisionin e reformës territoriale, Luciano Boci, iu rikthye qëndrimit të vjetër.

“Kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera nuk janë thirrur në konsulencë me kryesinë e komisionit, që përbëhet nga dy bashkëkryetarë. I themi qytetarëve, ne do jemi në shesh, ne do japim opsionin tonë, por jo me ju,jo me shumicën e imponuar nga ju. Me ju çfarë nuk shihet, çfarë nuk dëgjohet” tha Boçi.

Kaq mjaftoi që shumica të mos e hiqte nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimin e përbërjes së komisionit por të linte afat mbremjen, kur kuvendi do të kalojë në votim.

“Ca thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Në rast se na thoni do vijmë në mbledhje, jo kjo historia që i thashë bashkëkryetarit, se unë nuk isha, nuk bëhet mbledhja e komisionit me 8, se 8 e do dhe një të bëhet 9 dhe të jetë 1 më shumë se gjysma. Ne po ju themi, nëse ju vini nuk ka nevojë ta ndryshojmë, na e thoni deri në darkë, se në mëngjes keni mend të tjera, në darkë mend të tjera” u përgjigj Balla.

Të gjithë e dëgjuan Bocin përvec Berishës. Ai nuk kishte dijeni se në këto 3 muaj PD kishte bojkotuar, ose këtë mesazh po përpiqej ti dërgonte socialistëve.

“Ne jemi si sjemi, kush tha, ne jemi në komision. A po, anëtarët e opozitës nuk janë njoftuar. Besoni gënjeshtrat e Taulant Ballës? Duan ta votojnë vendimin? Le ta votojnë.” – u shpreh Berisha.

Por mbeten ende disa orë përpara se të shihet se cila nga palët po luan me kë. Opozita që ngul këmbë se nuk ka ikur nga komisioni por mbledhjet janë thirrur pa dijeninë e saj apo mazhoranca që ka kartonat  për heqjen e paritetit dhe bashkëdrejtimit. Deri në darkë do të provohet se kush do të fitojë. Konsensusi që e do publiku, talljet e Berishës dhe Bocit, apo presioni i numrave që mazhoranca i ka por nuk i përdor kurrë.



Skip to toolbar