Për Roland Bejkon, Partia Demokratike bën pa Sali Berishën dhe mesazhi për këtë janë takimet e Ervin Salianjit. Duke komentuar edhe shifrat e sondazhit në Zëri i Shqiptarëve në ABC News, të së hënës, Bejko e konsideroi Salianjin një rival alternativ përballë Berishës.
“Partia Demokratike është në krizë, ndërkohë që demokratët janë në kërkim të një shprese, sepse vijnë pas humbjes së shpresës së fituar ose të besimit që i dhanë Berishës ata pas foltoreve të tij. Mendoj që Salianji ka bërë një gjë shumë pozitive, që edhe kjo më bën mua që të besoj dhe ta shoh gjysmë plot. Sepse në çdo aktivitet që ai ka zhvilluar, pjesëmarrja ka ardhur gjithmonë në rritje në aspektin numerik. Dhe në aspektin cilësor, mesazhet politike domethënë kanë ardhur më të qarta në takimin e fundit. Dhe kulmin e arriti në Fier.
Mendoj që këtu u plotësua gjithë kuadri i gjithë atyre që kishin dilema. Nëse Salianji kishte dalë ashtu siç, sipas thashethemet, që hapi ferma e kafshëve aty, nisur nga motivi, domethënë të nisemi nga motivet e ‘Fermës së kafshëve’ të Orwellit, ku Napoloni kishte gjithmonë një mesazher, i cili hapte, hapte, lëshonte mesazhet sipas oreksit të Napolonit, të kreut të fermës së kafshëve, i cili në fillim tha që Salianji, lufton për dyshin ose për një pozicion aty në PD, sepse Berisha nuk i dha asnjë pozicion pas daljes nga burgu. Edhe e mbushën opinionin, helmuan opinionin me këtë tezë.Kur panë që këto salla, fillojmë që nga Durrësi, jo vetëm që u mbushën, por ata që ishin brenda ishin cilësi e lartë. Mesazhin e parë që unë mora nga ajo sallë ishte mosha dhe se Partia Demokratike bën pa Sali Berishën. Bile, është më e mirë dhe më e bukur pa Sali Berishën. Është më energjike dhe më e re pa Sali Berishën. Këtë mora që ditën e parë si mesazh në Durrës.
Pastaj, kur pashë që u shtri në të gjithë vendin dhe nuk pati uniformitet përveçse sa moshës, por pjesa tjetër vinte në rritje të lartë, dhënia e mesazheve, qartësia, kthjelltësia, urtësia që ata kishin, edhe pse ishin të moshës, mesazhet që i vinin paqësore dhe ishin paqësore dhe jo të sherrit apo të inatit, jo të ndarjes, por të bashkimit. Kemi ardhur sot ku qëllimin Salianji e përmbusi si kapitulli i parë, që ishte energjezimi i PD, sepse ka arritur që PD ta nxjerrë nga zyra në terren. Kryetarin ta bëjë aktiv, sepse kuptoi që brenda partisë ka rival që po rritet dhe nuk mund të rrijë më. Është rival alternativ,” thotë Bejko, ndërsa shton se Ervin Salianji ka bërë tashmë gjysmën e punës.”
