Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Më të fundit


Vetëm një ditë pas vizitës së tij në Vatikan ku u takua me Papa Leonin XIV, kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premteje disa momente nga ky takim.

“Mirëmëngjes dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas videos në Facebook, ku shihet i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i vogël Zaho. Takimi mes Ramës dhe Papa Leonit XIV u zhvillua në ditën e dytë të vizitës së kryeministrit shqiptar në Vatikan, në Pallatin Apostolik.

Gjithashtu, pjesë e vizitës në Vatikan ishin edhe takimet me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.



Skip to toolbar