Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama u takua në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, me të cilin zhvilloi edhe një darkë pune.

Kryeministri Rama publikuar foto nga ky takim, i realizuar përpara darkës së punës së mbajtur mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin evropian.

Rama e cilëson Presidentin e Këshillit Europian si një mik të çmuar. “Momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa”, u shpreh Kryeministri.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Bruksel më 9 shkurt.
Në fokus të bisedimeve ishte procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Palët diskutuan mbi ecurinë e reformave, sfidat aktuale dhe hapat e mëtejshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe mbi mbështetjen e institucioneve evropiane për këtë proces.



Skip to toolbar