Protesta/ Çupi: Janë konsumuar prej kotësisë. Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard

Më të fundit


Partia Demokratike ka thirrur këtë të martë simpatizantë në protestën e saj kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “ Tirana Live” tha se protestat e Sali Berishës nuk sjellin asgjë të re, madje ato janë konsumuar deri në pikën që vetë Çupi i cilësoi si “tubime kotësie”.

Ai theksoi se shqiptarët e dinë tashmë se kush është Sali Berisha dhe cilat janë bëmat e tij. Sipas Çupit, Berisha është i vetmi perSon, që derdhi gjak në atë bulevard për të mbajtur pushtetin.

“Sa herë shikojmë këto protesta, janë konsumuar edhe vetë vëzhgimet, janë konsumuar për shkak të kotësisë. Gjithmonë më shkon mendja te hall i këtij bulevardit, është hall i vërtetë. Mos ta quajnë më “kilometri i fundit”, por një  ngjarje e shëmtuar në këtë bulevard.

Ai është i vetmi që derdhi gjak në atë bulevard, erdhi një djalë nga Tropoja dhe e bllokoi bulevardin. Ky është gjakatar. Ky njeri nuk kthehet për demokraci, për liri, por kthehet për arsye të instinktit në vendin e krimit. I vetmi Sali Berisha që ekzekutoi në mes të bulevardit dhe në sy të të gjithëve. “, tha ai.



Skip to toolbar