Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Sali Berisha nuk voton sërish pro UÇK

KOSOVA


92 deputetë pro, zero abstenim, zero kundër. Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë të përbashkët pro UÇK e për të kërkuar pafajësinë e ish liderëve të saj ndaj të cilëve është kërkuar 180 vite burg nga Prokuroria Speciale e Hagës.

“Kuvendi i Shqipërisë duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të Luftës Çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, rithkson se UÇK ishte një lëvizje legjitime, clirimtarë që luftoi për të drejtat themelore të njeriut, për liri, dinjitet dhe vetëvendosje të popullit të Kosovës, në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Kuvendi vëren me shqetësim së kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb të Miloshevicit që kreu spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës”, – tha Hasani.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e konsideroi të domosdoshme këtë deklaratë, pasi me pretencën e re, ish liderët e UÇK janë krahasuar njëjtë me ish gjeneralin serb, Ratko Mlladiç.

“Vetëm njërin gjeta, po këtë nuk e gjeta në krimet e Kosovës. Po gjeta kryekriminelin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore, Ratko Mladiç, ndaj të cilit kjo prokurori kishte kërkuar po 45 vjet burg. Shikoni se si mund të degdiset trillimi deri në atë pikë që të barazosh kryekriminelin, i cili akuzohet për 8.000 viktima në Srebrenicë.” tha Balla. 

Por edhe kjo deklaratë e përbashkët nga Tirana, u dërgua me një shije te hidjur nga mbrapa.

Protagonist, apo në këtë rast antagonist gjithmonë është Sali Berisha. Kur propozimi erdhi nga krahu i majtë, ai bllokoi foltoren.

“Dhe ti që I ke shërbyer gjithë jetën tënde Serbisë, liroje atë foltore se le nam” u shpreh Balla. 

Kurse ku deklarata u lexua dhe votua, Berisha bashkë me shumicën e deputetëve të tij e bojkotuan. Vetëm 13 deputetë demokratë votuan pro pafajësisë së ish liderëve të UÇK. Lënia bosh e karrigeve të opozitës, tregoi edhe një herë se Sali Berisha me vepra dhe jo fjalë, është kundër historisë, kundër drejtesisë, kundër lirisë e kundër Kosovës



Skip to toolbar