Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X”: A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!
Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!
Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit
92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër…
Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!
