Rama: Dua të them dy fjalë për faktin që kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë një protagonist në sistemin e drejtësisë. Ka gjithë formimin e nevojsëhm për këtë punë, por ka edhe sfidën që ato që i ka thënë Blerinës në parlament bashkë me Blerinën ti adresojë. Jemi vend i vogël për t’u ndarë në pjesë, mirë është të përpiqemi së bashku.
Është edhe një sfidë personale se edhe mua nuk më ka kursyer në parlament tani është koha ta shohim. Realisht të kalosh nga teoria te praktika e punës është sit ë kalosh nga poezia te romani. Disa gjëra duhet t’ia vëmë vetes detyrë ti bëjmë. Nuk bën sens që inspektoriatet mos kenë plane të punës.
Por të dalin nga shtëpia si gjahtar për të kapur ndonjë gjë. Kjo nuk mund të jetë mënyra si funksionojnë inspektorët. Ka ardhur koha qe ne të mos besojmë në nivelin e inspektimit me befasira thua se po kapim diversant apo armiq. Sipërmarrja lajmërohet, i parashtrohet programi dhe bëhet inspektimi, qëllimi ynë është ti korrigjojmë kur janë gabim.
