“Armën e kisha prej 1997”, autori i grabitjes së Fibank: Kisha borxhe te punëtorët

AKTUALITET


61-vjeçari Bardhyl Fusha ka treguar gjatë dëshmisë së tij se kishte rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe të pa shlyera te punëtorët, për shkak se ishte sipermarrës në fushën e ndërtimeve.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se kishte zgjedhur të grabiste bankën për shkak se kishte shkuar edhe herë të tjera aty kur kryente pagesa.

Fusha u afrua pranë bankës me automjetin e tij dhe e parkoi aty pranë. Roja i sigurisë private nuk ishte tek dera, por dedektori sinjalizoi se Fusha kishte metal me vete. Për armën e zjarrit Fusha ka deklaruar se e kishte që prej vitit 1997.



Skip to toolbar