Takim me Osmanin dhe Kurtin/ Kryeministri Edi Rama viziton Kosovën

KOSOVA


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë pune në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.



Skip to toolbar