ARRSH: Rrezikshmëri e lartë nga ortekët, shmangni lëvizjet në aksin Qafë Thore-Theth

AKTUALITET


Aksi rrugor Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar për shkak të rrezikut nga ortekët dhe kushtet e vështira atmosferike.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e segmentit ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë, pasi disa drejtues mjetesh kanë tentuar të kalojnë, pavarësisht rrezikshmërisë së lartë.

ARRSH bën me dije se rreth orës 08:30 një patrullë policie ka mbërritur në zonë dhe po monitoron situatën, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Thethit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë aks deri në një njoftim të dytë, për shkak të rrezikut serioz që paraqesin ortekët në zonat malore.



Skip to toolbar