SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet

AKTUALITET


Pas pezullimit të Erion Ismailit me urdhër të SPAK si nëndrejtor policie i Tiranës, në vend të tij është komanduar Besmir Dervishi.

Dervishi më parë ka qenë shef i Komisariatit nr.3 dhe më pas është transferuar si shef i Komisariatit nr.5, ku ka qëndruar rreth 1 muaj për të kaluar më pas si shef sektori në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Kujtojmë që Erion Ismaili u pezullua më 16 dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit të SPAK, pas hetimeve për Agjencinë Kombëtare të Informacionit, AKSHI.



Skip to toolbar