McAllister: Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale

Më të fundit


Në përfundim të takimeve në Shqipëri me klasën politike në kuadër të procesit të integrimit, kryesuesi I delegacionit të Parlamentit Europian, zhvilloi një konferencë për mediat, ku dhanë konkluzione të takimeve në Tiranë.

McAllister tha se eurodeputetët shohin me shqetësim polarazimin politik në vend, ndërsa theksoi se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale

“Përmend se integrimi në BE mbështet në merita. Ne vlerësojmë se integrimi është prioritet, por jemi të shqetësuar sa i takon polarizimit politik.

Shumica duhet të angazhojë në dialog opopozitën. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.

Pra, ka ende për të bërë. Edhe vënia në zbatim e legjislacionit është shumë e rëndësishme”, u shpreh ai.



Skip to toolbar