Salianji rivali Berishës?!/ Lami: Dy rastet kur Berisha jep dorëheqjen. Gjyli: Salianji zgjoi shpresën, ç’ndodh në prill

Më të fundit


Pedagogu Roland Lami dhe politologia Arsejda Gjyli kanë komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, sidomos pas takimeve të Ervin Salianjit me mbështetësit demokratë, në emisionin “Real Story” në ABC News, duke u ndalur te presionet e brendshme dhe të jashtme ndaj lidershipit aktual dhe lëvizjet politike brenda selisë blu.

Lami theksoi se, përtej kritikave që mund t’i adresohen Sali Berishës, dorëheqja e tij do të vijë vetëm nëse rritet presioni i brendshëm ose shtohet presioni nga jashtë. Ai solli në vëmendje precedentin e janarit 2013, kur, sipas tij, Berisha uzurpoi godinën e PD-së, duke ngritur pikëpyetje nëse Ervin Salianji mund të jetë sot në një rol të ngjashëm. Megjithatë, Lami u shpreh se është ende herët për të bërë një krahasim të tillë, ndërsa shtoi se Salianji po përpiqet të rrisë mbështetjen për t’u imponuar nga jashtë brenda strukturave të partisë, por aktualisht kushtet nuk janë të njëjta.

“Përtej kritikave që mund të adresojmë ndaj Berishës, Berisha jep dorëheqjen duke u rritur presioni nga brenda, ose duke u shtuar presioni nga jashtë. Rasti i dytë është siç ndodhi në janar në 2013 ku Berisha uzurpoi godinën e PD, a është Salianji në të njëjtin rol është shumë herët që ta themi këtë. Salianji po tenton që mbështetësit do rriten, në mënyrë që të imponohet nga jashtë brenda në PD. Nuk jemi në këto kushte”, tha Lami.

Nga ana tjetër, politologia Arsejda Gjyli u ndal te nevoja për një rienergjizim të Partisë Demokratike, duke argumentuar se ai nuk po arrihet nga brenda strukturave, por po tentohet të imponohet përmes kontaktit me qytetarët. Sipas saj, rrjetëzimi me bazën dhe fitimi i besimit të qytetarëve mbetet sfidë e parealizuar për aktorët brenda PD-së.

Gjyli ngriti gjithashtu pikëpyetje për zhvillimet e muajit prill, kur pritet intensifikim i takimeve dhe përqendrim më i madh në terren, në prag të zgjedhjeve. Sipas saj, Partia Demokratike do të përballet me një moment të rëndësishëm, duke mos lejuar që lideri i saj të rikandidojë pa një sfidë apo alternativë të re brenda partisë.

Ky rienergjizimi duhet të vijë nga diku dhe duke e parë të pamundur që s’po imponohet nga brenda po e imponon nga jashtë. Nga një rrjetëzim me qytetarët, ku të gjithë ata që janë brenda PD nuk e ka realizuar. Forma që t’i shkon te qytetari dhe ai të beson është që ai e ka ngritur këtë besim. Pikëpyetja më e madhe do të ndodhë në prill? Ku do të ketë takime më intensive dhe vëmendjen do e përqendrojë te takime. PD në prill do hyjë në zgjedhje dhe nuk do të lejojë që lideri i PD të rikandidojë me veten e tij”, tha Gjyli.



Skip to toolbar