Rama në Washington, Berisha…në shtëpi/ Trump shtrëngon duart me kryeministrin shqiptar

Më të fundit


Një shtrëngim duarsh, një buzëqeshje, një batutë dhe një foto familjare bashkë. 19 shkurti shënohet si një ditë historike për Shqipërinë, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që takoi e shtrëngoi duart me Presidentin e SHBA, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Shqiptarja tjetër, Presidentja e Kosovës po ashtu mori një shtrëngim duarsh dhe disa fjalë të shkëmbyera me Trump.

Në foton e përbashkët, kryeministri Rama si mysafir u vendos pas të zotit të shtëpisë, Presidentit të SHBA, Donald Trump në sallën mikpritëse të hapjes së mbledhjes së parë të Bordit të Paqes.

Pas, në mbledhjen e Bordit të Paqes, Ramës në emër të Shqipërisë iu rezervua një karrige ne rreshtin e parë te krahut të djathtë të të ftuarve, mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përshëndetje speciale, erdhi nga vetë Presidenti Tramp në fjalën e tij.

“Jemi të nderuar të na bashkohet sot me ne kryeministri Rama i Shqipërisë.” tha Trump.

Kur ka kaluar mbi një vit nga rikthimi i Donald Trump si President i SHBA, në Shqipëri lindi pyetja, më kë është tani Amerika, me Ramën apo me Berishën?

Kësaj pyetje sot i erdhi përgjigjia. Amerika është me Shqipërinë. Rama shkoi, takoi dhe firmosi në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump, me cilësinë e kryeministrit te saj, kurse Berisha vijon aty ku e la, non grata. Sërish ai nuk e kalon dot oqeanin. Duhet të ngushëllohet me faktin se koston e tij, nuk po e paguan i vetëm. Për demokratët qe e ndjekin nga pas tani po del profecia e ambasadores amerikane, Yuri Kim: “Do të ishte një ironi historike por edhe po aq tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj”



Skip to toolbar