Përse nxiton Berisha? Petraj: Hetimet për dosjen “Partizani” nuk janë bërë në themel, harta e tokës është…

AKTUALITET


Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Real Story” foli për procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion për privatizimin e  ish-kompleksit  Partizani.

Ai theksoi se hetimet për këtë dosje nuk janë bërë të plota nga ana e Prokurorisë.

“Hetimet e dosjes partizani nuk janë bërë dhe shumë të plotë, sepse element i truallit në atë dosje lë shumë për të dëshiruar, origjina e truallit.Nëse këta nuk kanë marrë dosjet e arkivave italiane, gjithçka për atë truall, ka shumë problem, sepse ekzistojnë dy vkm, qeverisë së partizanëve të Italisë dhe qeverisë së Hoxhës, me bazë vendimin dëmshpërblimit që ishte nga konferenca e Parisit, që u bë pjesa e dëmshpërblimeve të luftës.

Ajo shifër 5.6 milionë dollarë  iu caktua që ta shlyente Italia dhe u ngritën dy komisione, të Shqipërisë dhe të Italisë, që të vlerësonte pronat që ishin në Itali. Harta e tokës është e shpronësuar, ato dosje janë të tëra në Itali. Nuk është hetuar deri në themele nga Prokuroria”, tha ai.



Skip to toolbar