Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale janë kryer që nga fillimi i këtij viti në spitalin Rajonal Memorial të Fierit. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, sipas të cilit të dhënat flasin për profesionalizmin e ekipit mjekësor dhe standardet e larta në shërbim të qytetarëve.
“Mirëmëngjes dhe nga Spitali Rajonal Memorial Fier, ku mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të vitit 2026 flasin për përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit mjekësor, me standarde të larta dhe teknologji moderne në shërbim të qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama krahas fotove nga ekipi mjekësor.
