Çupi: Figura e ministrit të Jashtëm duhet të jetë shumë e lartë! Spiropali të turpëron, mbushet me botox

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi komentoi ndryshimet në qeveri. Gjatë intervistës në “Breaking News”,Çupi theksoi se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur figura ndaj të cilave thashethemet dhe akuzat nuk qëndrojnë. Ndërsa u shpreh kritik për rolin e deritanishëm të Ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

“Largimi i Ministres së Jashtme në këto kushte, ku Shqipëria ka punë të mëdha për të ruajtur dhe mbajtur fort pozitat shumë të larta në raport me ndërkombëtarët. Dëshmon se është konstatuar se me siguri ka shkelje të rënda dhe të thelbit politik, të politikës së Jashtme…Në kohën që Elisa Spiropali, mbushet po me botox , të turpëron. Ministri i Jashtëm është shumë lart, duhet të jetë shumë lart. Rama ka konstatuar se thashethemi, qoftë si thashethem zë vend te disa ministra. Këtë herë ka zgjedhur figura që edhe nëse e sulmon me thashetheme nuk qëndron. Tek Albana Koçiu nuk rrinë thashathemet, as te Ministri i Drejtësisë. Spiropali ka një profil shumë të padenjë për një titullare të tillë. Një vajzë që i bën pekule orë e çast kryeministrit. Një ministre që nuk ka sjellë një ide diplomatike”, tha ai.



Skip to toolbar