Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

AKTUALITET


Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës, pak pas mesnate.

Dyshohet se fillimisht i është vënë flaka një automjeti tip “Benz Foristrade”, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet tjetër tip “BMW”.

Forcat zjarrfikëse janë njoftuar nga banorë të zonës dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm



Skip to toolbar