Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shqiptari të shpallur në kërkim nga Gjermania, dhe të babait të tij.
Sipas njoftimit të publikuar këtë të hënë, më 2 mars, Sh.K është në kërkim ndërkombëtar në Gjermani për ‘trafik të narkotikëve’ që nga viti 2022.
Nga hetimet në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Eekonomik, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, dhe pas një analize të specializuar financiare, rezultoi se ky shtetas dhe babai i tij, nuk kanë mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara. Si rrjedhojë u vendos sekuestrimi i tyre.
Mes pasurive të sekuestruara përfshihen tre apartamente, një biznes në zonën bregetare të Durrësit dhe një garazh: 1- Pasuria e paluajtshme njësia nr.16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191.00 metra katrorë, e përfituar nga shtetasi I.K;
2 – Pasuria e përfituar me kontratën për kalim të drejtash datë 31.08.2017, me perfitues shtetasin Sh.K.;
a). apartament nr.36, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m², me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i tretë banimi, (i katërt mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;
b) Pasuria apartamenti nr.39, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m² me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i katërt banimi, (i pesti mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;
c) Pasuria garazh me nr.28; si dhe
3- Pasuria e përfituar nga shtetasi Sh.K, me anë të kontratës së porosisë me nr.1265, apartament me sipërfaqe ndërtimi në total 104.8m², ambiente të përbashkëta 10.5m², në rrugën “Don Bosko” Tiranë.
