Librazhd, hapet nesër kalimi/ Kreu i ARRSH: Segmenti provizor hapet nesër në mesditë

AKTUALITET


Pas shembjes së aksit Librazhd–Prrenjas, ku qarkullimi i automjeteve ishte bllokuar, rruga e re alternative që do të mundësojë kalimin nga njëra anë në tjetrën pritet të hapet nesër, në orën 12:00.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se qarkullimi do të lejohet për të gjitha kategoritë e mjeteve, përfshirë automjetet e vogla, mjetet e transportit të udhëtarëve dhe kamionët.

Sipas ARRSH-së, segmenti prej 1.3 kilometrash do të ndërtohet paralel me hekurudhën, në shtratin e lumit Shkumbin, duke krijuar një zgjidhje të përkohshme për rikthimin e qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm rrugor.



Skip to toolbar