Socialistët do të nisin një dialog me shqiptarët.
Edi Rama mblodhi të martën kryesinë e partisë, ku porositi të tijtë të nisin punën për fillimin e një dialogu të brendshëm me anëtarët dhe simpatizantët në të gjithë vendin për të ndarë nga afër shqetësimet dhe problematikat.
Në takimin 30-të minutësh, kryesocialisti, kërkoi takime të shpeshta me qytetarët, riorganizim të strukturave dhe anëtarësime të reja
Kjo pasi fokusi në muajt në vijim do të jetë tek zgjedhjet në parti. Ende nuk ka një datë të saktë por burime thonë se strukturat e reja të kësaj force politike do të zgjidhen në periudhën e verës.
Jashtë vemendjes nuk mbeten as pasojat ekonomike që mund të prodhojë konflikti në Lindjen e Mesme. Gjatë diskutimeve u ngritën shqetësime sa i përket rritjes së çmimeve por nuk pati një qëndrim konkret nga kryeministri, i cili ka deklaruar se mbetet për tu diskutuar.
Kjo mbledhje me karakter organizativ e Partisë Socialiste, vjen vetëm pak ditë pas mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar, ku kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet rrënjësore në kabinetin qeveritar, atë të zvkryeministres dhe 6 ministrave të rinj.
