Dega Doganore e Rinasit ka njoftuar këtë të mërkurë, më 4 mars, se ka bllokuar plot 920 pajisje elektronike, mes të cilave ishin 510 celularë të markave Apple dhe Samsung.
Bllokimi i këtyre pajisjeve u krye mbi dyshimin “për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale”, duke u konsideruar si një masë parandaluese kundër produkteve të falsifikuara apo të kontrabanduara.
“Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastin.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.”, thuhet më tej në njoftimin e Drejtorisë së Doganave pas këtij operacioni.
Ky operacion thekson përpjekjet e autoriteteve për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe për të garantuar sigurinë dhe ligjshmërinë e tregtisë në vend.
