Kuvendi voton ndryshimet në qeveri/ Berisha dhe Topalli votë pro Spiropalit

Më të fundit


Seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren me argumentin se nuk u ishte dhënë fjala. Ndërkohë, mazhoranca propozoi ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri.

Ndryshimi i rendit të ditës u miratua me 83 vota pro nga deputetët e shumicës, ndërsa opozita vijoi të qëndrojë në foltore në shenjë proteste.

Mes kaosit, në seancën e sotme u votua edhe për ministrat e rinj, pasi një ditë më parë presidenti Begaj dekretoi 7 ndryshime në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Shkarkimi i ministrave

Belinda Balluku 85 vota

Elisa Spiropali 83 vota dhe dy kundër të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit

Pirro Vengu  81 vota

Albana Koçiu 83 vota

Besfort Lamallari 83 vota

Toni Gogu 82 vota

Emërimet

Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm 83 vota pro 4 kundër

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes 83 vota pro 6 kundër

Toni Gogu ministër i Drejtësisë 83 vota pro 5 kundër

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 vota pro 6 kundër

Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin 82 vota pro 4 kundër



Skip to toolbar