“Gjellë qensh në 700 tenxhere”, Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka folur për qëndrimin e PS në lidhje me kërkesën e SPAK për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.

“Ndaj Belinda Ballukut nuk është ngritur akuzë për korrupsion dhe as për vjedhje dhe ndonjë gjë që e lidh me skenë krimi. Akuza ndaj saj është vetëm dyshimi i arsyeshëm se ka shkelur veprën penale të pabarazisë në tendera publikë, bazuar në mesazhe të gjetura në celularin e një ish-drejtori. U hodhën akuza dhe u servirën si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit politik e mediatik, dhe menjëherë u vendos nga prokurori dhe gjyqtari, që të pezullohet si zëvendëskryeministre. Kjo ishte një masë absurde, që në fakt pezulloi funksionin dhe jo thjesht personin. Një budallallëk i tillë nuk ka ndodhur askund në botë. Më pas erdhi, turra-vrapi i dytë dhe është kërkesa e dytë për të autorizuar ose jo arrestin e një deputeti.

Thjesht njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe fatkeqësisht të bërë zakon nga grupet hetimore të Stacionit të Trenit, bëri që ndaj Ballukut të ngrihen dallgë urrejtje që ziejnë në 700 tenxheret e mediave. E kthyen në kriminele me 300 vila. E bënë sikur në kohën e drejtimit të saj u shembën rrugët, deti u bë kos për qenërinë e pazarit politik e mediatik. Por ajo është njeriu që asfaltoi krejt opozitën në Fier. Atje ishte dhe ai burri, që u mor në mbrojtje nga një vajzë, rast i rrallë në historinë e njerëzimit. Balluku u kthye në shtrigën që duhet djegur në turrën e druve me zjarr molotovësh, nga kjo opozitë, që hodhi gjithë te zezat mbi të. Ndryshimet epokale në infrastrukturë nuk erdhën nga koha, por erdhën nga PS, ku bën pjesë dhe Belinda Balluku.



Skip to toolbar