Në mbledhjen e Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, parashikon krijimin e një zone të lirë ekonomike.
Ai tha se ky projekt që do t’i shërbejë Prishtinës, Shkupit, BE-së dhe NATO-s është një nga proceset më të ndërlikuara.
Sipas Ramës, ky projekt ka shkaktuar xhelozi mes vendesh të tjera si dhe armiqësi. Në fjalën e tij, Rama pati edhe një paralajmërim:
“Nuk dua te flas me shume, por dicka po e them. Ata që e luftojnë projektin dhe nuk po lënë gurë pa lëvizur që ta bllokojnë projektin, ne e dimë se kush janë. Dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do të bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian. Për çdo gjë tjetër jam tek C-ja”.
