BE “ngrin” Prishtinën/ Marta Kos anulon vizitën deri në zgjidhjen e krizës institucionale

KOSOVA


Brukseli i largohet Prishtinës. Komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, nuk do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë, të planifikuar për tu mbajtur të enjten e 12 marsit.

Për këtë, Komisionerja Kos e ka njoftuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përmes një bisede telefonike.

Sipas Brukselit, arsyeja e anulimit të vizitës së Komisioneres Kos në Prishtinë vjen si pasojë e konfuzionit që është krijuar pas dështimit të zgjedhjes së Kreut të Ri të Shtetit.

Sipas mediave venadase, sa i përket këtyre zhvillimeve, Brukseli ka përseritur se me keqardhje vihen në dijeni për atë që ka ndodhur dhe se janë në pritje të një vendimi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka pezulluar dekretin e Osmanit për dërgimin e vendit në zgjedhje, deri më 30 mars.

Kohë e nevojshme sipas organit më të lartë të drejtësisë për ta shqyrtuar çështjen në themel.

Vizita e Komisioneres Kos këtë javë në Kosovë, nëse nuk do të ishte anuluar, do të kishte në fokus procedurat për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe raportet mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian.

Zyrtarisht nuk ka përfunduar ende heqja e sanksioneve nga Brukseli.

Kosova është i vetmi vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor të cilin Komisionerja Kos nuk e ka vizituar asnjëherë që kur ka marrë detyrën si anëtare e Komisionit për çështje të zgjerimit.

Kriza politike në Kosovë është vazhdimësi e një bllokade një vjecare, shtrirë gjatë gjithë vitit që lamë pas, ku u mbajtën dy herë zgjedhje të përgjithshme, ndërsa qytetarët janë në pritje për të kuptuar nëse edhe këtë vit do ti drejtohet kutive të votimit.

Kosova ka humbur kohë dhe vijon ti lëri afatet të rrjedhin në dëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, apo forcimit të imazhit të saj në arenën ndërkombëtare.



Skip to toolbar