Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të mërkure.

Mbledhja po zhvillohet në selinë rozë.

Kjo mbledhje vjen dy ditë pas prezantimit të raportit të mazhorancës, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Rama tha se socialistët nuk do të japin arrest pa gjyq, dhe se do të jetë procesi gjyqësor që do të flasë për pafajësinë e Belinda Ballukut.

Kreu i qeverisë theksoi se gjyqet publike si në kohën e gjyshit të saj, i përkasin të shkuarës.

Rama e cilësoi të dobët dosjen e SPAK, ndërsa deklaroi se socialistët nuk do lejojnë futjen në burg pa prova të ministres më punëtore të kabineteve të tij, dhe drejtueses së suksesshme të qarqeve Dibër dhe Fier.



Skip to toolbar