“Deklaratat e Ramës për drejtësinë e re, të vonuara”, Minxhozi: Në sallat e gjyqit nuk ka drejtësi, ka ndëshkim

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi tha ne Real Story se pas 10 vitesh nga fillimi i reformës në drejtësi, institucionet e reja po përballen me sfida serioze, përfshirë pakënaqësinë e të hetuarve dhe mënyrën e trajtimit të paraburgimit.

Ai vuri në dukje se procesi i vetingut kishte mangësi dhe disa persona që nuk duhet të ishin në sistem janë përfshirë në drejtësinë e re.

“Ky pushtet është njëkohësisht i njëjti me atë të 10 viteve më parë, kur reforma në drejtësi filloi të miratohej. Çfarë shohim pas 10 vitesh? Ka folur kryetari i partisë dhe ka thene gjera shumë të rënda ndaj institucioneve të drejtësisë speciale, qoftë në çështjen Balluku, Veliaj, apo në parim për mënyrën si trajtohet paraburgimi. Fjalë të rënda dhe të rëndësishme, por shumë të vonuara.
Nuk duhet të shohësh vetëm raportin me paraburgimin që kanë nxjerrë institucionet; duhet të shohësh pakënaqësinë e të hetuarve për mënyrën sesi 10 vite më parë nisi një proces, ku po shohim se vetingu ishte “fake” në disa pjesë, me persona që nuk duhet të ishin fare në godinën e drejtësisë. Po zbulojmë se, në bazë të asaj që është miratuar edhe nga dora e Klosit, janë shuar shanset për të pasur një proces gjyqësor të drejtë.

Edhe në sallën e gjyqit, akuza ka mundësinë të intimidojë palët e tjera që ndodhen aty. Këtu nuk ka drejtësi, ka ndëshkim, por ne po shkojmë drejt Europës dhe standardeve. Në 10 vite, edhe me tolerancën dhe pasivitetin e kësaj partie që është autore e reformës, ajo vetë pranon disa gjera. Detyrohet të hyjë në fuqi ligji për mospezullimin e zyrtarëve. Problemi është pse në minutën e fundit.

Kur e konsideron pushtetin si të fituar ditën e zgjedhjeve dhe më vonë ngjyros ekzekutivin, shteti sot ndodhet në një situatë ku partia në pushtet ka një kaos në politikën e rekrutimeve të personelit, i cili është kaq i dekonektuar dhe ka surpriza kur ndodhin gjera nga drejtësia e re.”   



Skip to toolbar