I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari

AKTUALITET


Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale finalizoi fazën e 87-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, duke kapur një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Fushë Krujë u arrestua F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në këtë qytet, i kërkuar nga Gjykata e Gjakovës në Kosovë për veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, duke i mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim.

Operacioni u zhvillua bazuar në informacionet operative të Drejtorisë, dhe shtetasi F. Sh. pritet të ekstradohet drejt Kosovës për vuajtjen e dënimit.



Skip to toolbar