Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një njoftim pozitiv për sektorin e shëndetësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri me dije se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik.

Punësimet e reja janë realizuar përmes procesit më të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, i cili mbetet porta kryesore e hyrjes në sistem për bluzat e bardha.

Sipas Kryeministrit, ky proces ka pasur në themel tre shtylla kryesore: Meritokracinë, transparencën dhe barazinë e mundësive



Skip to toolbar