Një objekt i dyshuar si lëndë plasëse është gjetur në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë pajisjeve të një subjekti që merret me përpunimin e inerteve në zonën e Repsit në Mirditë.
Burime paraprake bëjnë me dije se materiali i dyshimtë është pikasur nga punonjësit e kompanisë gjatë nisjes së punës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë strukturat e policisë.
Lënda nuk ka shpërthyer dhe eshte dashur nderhyrja e specialistëve xhenierë për të kryer procedurat e sigurta të neutralizimit, ndërsa policia kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe autorët e mundshëm të vendosjes së kesaj lende plasese.
