“Gërdeci nuk ishte aksident”/ Meçe: Berisha krijoi skemën korruptive. Raketa të Shqipërisë i janë dhënë Hamasit

Më të fundit


Analisti Arben Meçe thotë se shpërthimi në Gërdec, 18 vite më parë ku humbën jetën 26 persona, nuk ishte një aksident.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha krijoi skemë korruptive dhe në 5 makina që niseshin për në Gërdec me armë, 4 shkonin në aeroportin e Rinasit.

Sipas Meçes, raketa tokë ajër dhe tokë tokë i janë dërguar Hamasit. Meçe shtoi se janë dhënë 20 milionë euro për të blerë dëshmitarë në Gërdec.
“Po e nis me një falenderim, për këtë nënë heroine, e cila sfidoi sistemin, sfidoi atë që fshati Gërdec nuk arriti dot të dilte mbi interesin dhe e vetme, me një suport të shkëlqyer ligjor, falenderohet edhe avokati, ka qenë shumë më tepër në presion. 21 janari, tipar kryesor me sistemin ligjor ishte deformimi i aktit, nga vrasje me paramendim, u kthye në vrasje nga pakujdesia. Prokuroria jonë, e ktheu gjithë procesin në vrasje nga pakujdesia. Në të njëjtën përmasë edhe kjo që po diskutojmë për Gërdecin. Strasburgu e riktheu në Shqipëri. Para dy ditësh, përfaqësues të shtetit shqiptar në zonën e Beratit dhe Poliçanit më japin informacion, në këtë periudhë, kur u mor vesh që falë kërkesës së NATO-s, për asgjësimin e armatimit të rëndë lindor, po lindte një skemë korruptive, për të përfituar nga kjo gjë. Në mënyrë zyrtare i janë drejtuar Berishës, i kanë thënë, Poliçani është nga fabrikat më modernet që kemi ne, me ka teknologji të përgatitur, e gjithë ajo bazë do ishte e shtetit shqipar, e demilitarizuar dhe me kontroll ushtarak. Nuk u bë një gjë e tillë. U bë një skemë. Armatimi do shkonte te privat. Nuk e bëri Mediu, nuk kishte mendere. Kush e bëri? U prodhua mekanizmi i dytë, që demontimi mos të bëhej në zona ushtarake që ishin larg aeroportit. Nuk është e rastësishme pse ishte afër aeroportit. Çështja Trebicka është aferë më vete, ky është shumë herë më e rëndë. Raketat tokë ajër, tokë tokë që ka pasur Republika e Shqipërisë, përmes këtij mekanizmi, në emër të demontimit, i kaluan Hamasit dhe u godit Izraeli.

Armatimi i rëndë, në 5 makina që shkonin në Gërdecm, 4 shkonin në aeroport. Çuditërisht aty ka një emër që quhet Fahri Balliu, njeriu më i afërt i Berishës. Kjo nxirrte një realitet ku një skemë e tmerrshme korruptive u zhyt me 26 veta. Nuk ishte aksident. Pati 26 të vdekur dhe vrasja e tyre është bërë në rrethana cilësuese. Vrasjen e kthyen nga pakujdesia dhe e kthyen në aksident. Një OJF më vjen mua dhe më kërkon ekspertizën e Gërdecit. E kam unë ekspertizën e 87 shtëpive. Gjithë këta individë, kryen vrasje, mbulim dhe blerje, sot flasin për moral. SPAK, që i di të gjitha këto, mbyll gojën”, theksoi ai.



Skip to toolbar