Trump kërcënon Iranin: Ndalni sulmet në Gjirin Persik ose do të hedhim në erë fushën e Pars

BOTA


Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja shkatërruese nëse sulmon sërish objektet e naftës dhe gazit në Katar.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Trump tha se nëse diçka e tillë ndodh sërish, Shtetet e Bashkuara do e sulmojnë fushën e gazit para të Iranit, nëse ky i fundit nuk i ndal veprime të tilla.

“Nëse Irani vendos pa mend të sulmojë një vend shumë të pafajshëm, në këtë rast Katarin, SHBA, me ose pa ndihmën ose pëlqimin e Izraelit, do ta hedhin në erë të gjithë Fushën e Gazit South Pars”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan tha se Izraeli e sulmoi fillimisht fushën e gazit nga zemërimi për atë që ka ndodhur në Lindjen e Mesme, por garantoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë sërish.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Uashingtoni dhe Katari nuk dinin asgjë për këtë sulm dhe Doja nuk ishte në asnjë mënyrë e përfshirë.

Megjithatë sipas Trump, Irani nuk e donte diçka të tillë dhe sulmoi në mënyrë të padrejtë objektet e gazit të Katarit.

Presidenti amerikan theksoi se nuk dëshiron të autorizojë një nivel të madh dhune dhe shkatërrimi për shkak të impaktit që do të ketë mbi të ardhmen e Iranit, por nëse është e nevojshme, nuk do të hezitojë.

Reagimi i Trump erdhi teksa QatarEnergy tha se objektet e saj të gazit të lëngshëm ishin shënjestër e sulmeve me raketa në orët e para të së enjtes, duke shkaktuar zjarre të konsiderueshme dhe dëme të mëtejshme të gjera.

Nga sulmet fatmirësisht nuk pati viktima, ndërsa ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje.

Kjo vjen pasi sulmet iraniane goditën Qytetin Industrial Ras Laffan të Katarit të mërkurën, në atë që ministria e jashtme e Katarit e quajti një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Doha zyrtare tha se Katari rezervon të drejtën e tij për t’u përgjigjur dhe nuk do të hezitojë të mbrojë sovranitetin e tij.

Sulmi iranian erdhi pasi Izraeli sulmoi fushën e gazit South Pars.

Në hakmarrje për atë sulm, Irani sulmoi Ras Laffan të Katarit – një zonë industriale që përmban impiantin më të madh në botë të përpunimit të gazit natyror të lëngshëm.



Skip to toolbar