Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit.
Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, e cila u fokusua te luftërat.
Spahiu theksoi se “lutjet janë për të gjithë ata që vuajnë, fëmijët që rriten mes frikës dhe popujt që duan paqe e drejtësi”.
