Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
