Agjentët e ICE do të jenë të pranishëm në aeroportet amerikane duke filluar nga dita e hënë.
Donald Trump dhe cari i tij i kufirit, Tom Homan, kanë konfirmuar se administrata po dërgon agjentë të Imigracionit dhe Doganave në aeroportet amerikane për të ndihmuar me sigurinë mes radhëve jashtëzakonisht të gjata -dhe për të ndihmuar agjentët e sigurisë së aeroporteve që kanë punuar pa pagesë që nga 14 shkurti për shkak të një mbylljeje të pjesshme të qeverisë.
Mbetet e paqartë se çfarë përgjegjësish do të kenë oficerët e ICE, dhe Homan tha se detajet janë ende duke u finalizuar.
Sipas shefit të kufijve, agjentët e ICE janë të trajnuar për të menaxhuar hyrje -daljet dhe të sigurohen që njerëzit të mos kalojnë nëpër to.
Sipas Homan, kjo do të lehtësojë oficerët e aeroporteve për kontrolle dhe të zvogëlojë radhët.
Më shumë se 400 agjentë të aeroporteve kanë lënë punët e tyre që kur filloi mbyllja e pjesshme e qeverisë dhe të tjerë marrin leje si të sëmurë. Kjo ka shkaktuar pritje të mëdha në pikat e kontrollit të sigurisë në të gjitha aeroportet amerikane.
Demokratët e Senatit kanë bllokuar fondet për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili mbikëqyr oficerët e aeroporteve, duke kërkuar reforma pasi agjentët e imigracionit vranë qytetarët amerikanë Renee Good dhe Alex Pretti në Minneapolis gjatë protestave në janar.
