“Berisha mori goditje nga gjermanët”, Klementin Mile: Protesta, jo për qytetarët, por për të mobilizuar bazën

Më të fundit


Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News pedagogu Klementin Mile, foli për protestën e Partisë Demokratike, ku e pa edhe flamuri i Gjermanisë.

Megjithatë kjo nuk duhet se i shërbeu kreut të PD Sali Berisha, pasi ambasada gjermane në një reagim zyrtar dënoi përdorimin e flamujve të shtetit të saj në protestën e PD për të hedhur molotovë e fishekzjarrë.

Gjatë intervistës, pedagogu ndërsa analizoi protestën e PD, tha se tashme PD nuk po tregon një mënyrë se si mund të dalë përtej bazës së ngushtë.

Gjithashtu nënvizoi se protesta nuk po bëhet në interes të publikut, por për të mobilizuar bazën.

“Duhet të vëmë re se si arritëm deri aty. Çfarë i parapriu kësaj proteste? E para i paraprin disa protestave të tjera. Deklaratat hiperbolike kanë qenë pjesë e këtyre protestave, por strategjikisht kishte ardhur një moment konsumimi apo lodhje edhe ai i militantëve. Pasi shkohet bëhet manifestim dhe më pas mbaron me thirrjen që do ketë protestë tjetër kombëtare. Pra krijon një lodhje…”, tha ai.

Më tej pedagogu Mile shtoi: “Berisha dhe PD dalin në një pozitë jo fituese pasi merr një goditje nga ata që u përdori simbolin”.



Skip to toolbar