Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

AKTUALITET


Në Gjykatën e Posaçme, prej kësaj të marte, janë vendosur masat e reja të sigurisë, lidhur edhe me planin për sigurinë në gjykata.

Në hyrje do të qëndrojë një punonjës garde, ndërsa të gjithë personat, për tu futur brenda në ambientet e GJKKO-së, do të kalojnë më parë në skaner fizik.

Pasi të kalojnë në këtë kordon sigurie, do të jetë një tjetër skaner për kontroll të detajuar brenda ambienteve të GJKKO. Ndërsa dalja do të jetë me tjetër nivel sigurie, të ngjashme me ato të institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Ky plan masash u mor pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku KLGJ kërkoi disa veprime shtesë sigurie në gjykata, por vetëm në GJKKO janë zbatuar deri tani.



Skip to toolbar