Krim i dyfishtë në Roskovec/ Burri vret gruan dhe më pas veten

AKTUALITET


Krim i rëndë në familje, burri vret gruan me armë dhe më pas veten!

Ngjarja ka ndodhur në Kurjan të Fierit. Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimet.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.



Skip to toolbar