Detaje nga krimi i dyfishtë në Roskovec/ Burri e tërhoqi zvarrë gruan dhe më pas e qëlloi me armë gjahu

AKTUALITET


 Detaje të reja dalin në dritë nga krimi dyfishtë në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi për vdekje gruan e tij Dashuri Rrapaj dhe më pas kreu vetëvrasje.

Bazuar në dëshmitë e banorëve se i moshuari para krimit e ka tërhequr zvarrë gruan nga oborri i banesës dhe e ka futur  brenda shtëpisë dhe më pas e qëlluar për vdekje me armë gjahu.

Krimi ka tronditur të gjithë fshatin Kuman. Ekspertët po marrin dëshmitë e banorëve. Nga të dhënat paraprake, 80-vjecari ka tentuar edhe më herët të  lëndojë vetën.

Kjo konfirmohet nga vetë banorët. Motivet mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve, i moshuari e ka tërhequr zvarrë nga oborri bashkëshorten dhe më pas e ka futur në banesë dhe e ka qëlluar me armën e gjahut



Skip to toolbar