Vrau biznesmenin Nikulaj/ Merret vendimi, burg përjetë portugezit Ruben Saraiva

AKTUALITET


Gjykata e Lezhës dënon me burgim për përjetshmen portugezin Ruben Saraiva për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj. Më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez.

Vetë Saraiva ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda lokalit të viktimës në Shëngjin, ku Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje.

Sipas prokurorisë, atentati nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar në detaje, me Saraivën që dyshohet se ka pasur rol vendimtar në realizimin e tij.

Nga hetimet, rezultoi se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, u tha se ishin vëzhguesit.



Skip to toolbar