Ish-drejtori ekzekutiv i Google merr drejtimin e BBC

BOTA


 Ish-drejtori ekzekutiv i Google, Matt Brittin, u emërua sot si drejtori i ri i përgjithshëm i shërbimit publik britanik BBC.

Ai do të zëvendësojë Tim Davey në atë pozicion, i cili njoftoi dorëheqjen pas polemikave që lidhen me emisionin “Panorama” dhe fjalimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Brittin, i cili drejtoi operacionet e Google për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, tha se “mezi pret të fillojë punën”, duke vlerësuar se ky është një moment “rreziku të vërtetë, por edhe një mundësi e shkëlqyer”.



Skip to toolbar